Diadema Pragu Im (live) Lyrics

Muz.&Tek. Çlirim Ramadani

Gjithë guxim, ata po luftojnë
Shpatën n'dorë nuk po e lëshojnë
Betejë e ashpër, tokën e përkund
Vajton qielli, loti nuk merr fund

Shiu lan gjakun, që fushën e mbulon
Kjo luftë e ashpër nuk po përfundon
Kthehet djali, i plagosur n'këmbë
Ta shohë vendin që pas e ka lënë

O Zot, ç'po ndodh kështu?
Ku janë tjerët, e ku jam unë?

Nuk e di ku jam unë
Ku jeni ju, ku ju kam
Jam i vetëm, më merr malli
Ku janë o Zot, që më lanë

Pse kjo botë, po na përbin
Kjo tokë na thërret
Të ngjitem lart në ujvarë
Një zë i egër po më bërtet

I lash vetëm, me lotë në sy
Kërkoj mëshirë, o Zot t'kërkoj ty
Ku kam nënën, ku e kam babanë,
Ku kam motrën, ku e kam vëllanë

Ata janë në një vend më t'mirë
Nuk ke faj, që ke lërë shtëpinë
Të përshëndesin, Ilir, mos i harro
Varri i tyre, le të lulëzojë!

Nuk e di ku jam unë
Ku jeni ju, ku ju kam
Jam i vetëm, më merr malli
Ku janë o Zot, që më lanë

Pse kjo botë, po na përbin
Kjo tokë na thërret
Të ngjitem lart në ujvarë
Një zë i egër po më bërtet

Kjo botë, na përbin
Kjo tokë, na thërret

See also:

55
55.71
Jota Quest É Rir Pra Não Chorar Lyrics
Bee Gees Sinking Ships Lyrics