ASGJE SIKUR DIELLI BANKINË Lyrics

Mendova pakëz ndryshe
Kur u ngritëm më lartë
Mos ndoshta një ditë
Do ta ndërprejmë këtë varg

Ndërruam rroba t'vjetra
Ndërruam veten dhe ata
Bëmë që të ndalen
Të shikojnë me mall

Nganim papritur,
ashtu të uritur ngaherë,
Në këtë besonim,
shumëçka do të ndërronim këtë herë,

Mbërritën të nëntëdhjetat
Tatuazh në çdo anë
Por sa u mësuam
Të biem nga lart

A dimë pyes veten
Kjo nuk ish dhuratë
Përse kjo vonesë
Çdo herë më e gjatë

See also:

76
76.65
La Belle et la Bete Bonjour Lyrics
Blla Blla Blla Bleta Dhe Arusha Lyrics