Ardit Gjebrea Vetem ne kemi mu Lyrics

Sa kam pritur te jemi prap te dy
dhe liqeni dhe pemët janë aty
vetëm s'jemi ata qe jemi dhe s'themi ato qe themi
dhe kujtojmë tekstin e vjetër ndërsa shkruhet kënga tjetër

Edhe prap ja ku jemi ne te dy
njëri-tjetrin se shohim me ne sy
sa vështirë te bisedojme
se nuk dimë ku ta fillojme
dhe kam frikë te te afrohem çudi

E ndoshta pemët liqeni dhe bari
do të donin qe te flisnim përsëri
edhe pse fjala vërtetë është e çmuar si argjendi
por heshtja është flori

E ndoshta pemët liqeni dhe bari
do të donin te te puthja përsëri
po kush nga ne do të guxonte kush nga ne do guxonte i pari
unë për vete kam frikë
me ndihmo edhe ti
me ndihmo edhe ti

Ja dhe pemët kur rrinim ne te dy
edhe emrat qe gdhendem janë aty
aty ka mbetur qielli dhe era edhe dielli
dhe asgjë nuk ka ndryshuar vetëm ne kemi munguar

është aty ku ne mbollem një gezim
është aty ku na ndahu një trishtim
janë puthjet perqafimet, janë zenkat dhe gabimet
janë aty ashtu siç ishin sa çudi

See also:

104
104.80
Mississippi Mass Children's Choir I'm Blessed Lyrics
Country Hits - Vol. 01 - 10 - Barbra Zinger Breathe Lyrics