francesk radi telefonate zemrash Lyrics

Sot ke ditëlindjen bija ime
Por unë jam larg e nuk vij dot
Në çast më çelin plot urime
Ç'të flas më parë në telefon

Kujtoj me mall ditën kur linde
Çastin kur vura emrin tënd
Kur të quajta Saranda
Si ty i bukur është ky vënd

Sa ky qytet të rrosh ti Sara
Lotët si deti Jon

Tani që flas me ty o babi
Në duar mbaj fotografinë
Bashkë me ne është edhe mami
Më puth ajo më puth dhe ti

Zërin dëgjoj në telefon
Se si më duket nuk e di
Prapë më puth më përqafon
Taman si këtu në fotografi

Kur ta mbyllësh telefonin
Unë të dëgjoj përsëri

(refreni)
A mund ta shuajmë diellin kaq larg
A mund ta shterim një oqean
Ashtu nuk treten ndjenjat e tyre
Le te jenë sa do larg
-------------- (dy herë)

Tani që flas me ty o babi
Në duar mbaj fotografinë
Bashkë me ne është edhe mami
Më puth ajo më puth dhe ti

Një ditë do kthehem përsëri
Dhe bashkë do të jemi ne të tre
Do të bëjmë fotografi
Me ngjyra malli do të jetë.

Një premtim do thonë sytë
Ndarjë më asnjëherë

(Refreni)

See also:

108
108.45
Iguana Tango Iguana Tango No Dudaria Lyrics
The Doors (Extra) Close To You Lyrics