Besa Engjejt vrasin njelloj Lyrics

Nata e pa gjumë/
Brengat numëron/
Lotët, në një lum kujtimesh shkojnë/
Gjak i tradhëtuar ngjyrë ndërroi/

Lutjet s'i dëgjoj/
Duart mezi mbaj
Ky zhgënjim i hidhur, ty s'të fal/
Jo, nuk jam mizore pse dëshmoj/
Engjëjt të vrasin njëlloj/

Kur të marrë malli, më harro/
Sytë kur t'i mbyllësh, më shiko/
Hija e mëkatit, s'të frikëson/
Moho/

Shko se tjetër zemër të kërkon/
Le të jetë ajo, që sot vajton/
Ty as dashuria s'të ndryshon/
Prano/

Shekuj s'do të pres/
Endrrat do t'i zgjoj/
Ky dënim për shpirtin përfundoi/
Veshur në të zeza, më s'jetoj
Parajsa të dy s'na pranon/

Kur të mori malli, më harro/
Sytë kur t'i mbyllësh, më shiko/
Hija e mëkatit, s'të frikëson/
Moho/

Shko se tjetër zemër të kërkon/
Le të jetë ajo, që sot vajton/
Ty as dashuria s'të ndryshon/
Prano/

Po të mori malli, më trego/
Sytë mos i mbyll, e më shiko/
Netët e mëkatit, mëshiroj/
Pranoj/

See also:

116
116.63
Jesse Y Joy - Somos Lo Que Fue (Com Noel Do Sin Bandera) Somos Lo Que Fue Lyrics
Galatasaray SK ÇILDIRIN ÇILDIRIN Lyrics