Elton Deda Qyteti i vjeter Lyrics
Ndihem i vrarë, rënkon trupi im dhe i vajzës qe e kam pranë...
Ti hënë e zbehtë, ngrohi këmbët e mia të zbathura, qe ecin vetëm drejt
Ato, pa adresë...
Ku je ti vajzë? Me qytetin, ishim shokë.
Humbem gjithçka që deshëm, ajo nuk kthehet... tek ne.
Me ecjen tënde gjithçka sot mu dok e zbrazët, qeshën me ty...
Frikacakët! Dhe ata që baltë mbi ne hodhën.
Dhe sot, e vetme je ti, përball meje...
E vrarë është ëndrra, ndaj sytë e tu, përgjumjen s'e duan.
Refren:
Ata që flenë.. me zërin tonë... pranë do na kenë
Në këtë qytet te vjetër, ku jeta tashmë lind.
Larg do të shkojme... ndoshta jo shumë...
Zemrë e lamë, në këtë vend ku unë dhe ti...
U deshëm shumë... dhe terrin lamë... në harrim.
Acoustic guitar solo
Lotët u derdhën, mbi faqen tënde të brishtë ku koha gjurmë ka lenë
Ato i shoh...
Me flokët tua luaj une, ndoshta tani më i qetë se ma parë... si në ëndërr
Ku ishim te dy...
Ku je ti vajzë? Me qytetin, ishim shokë.
Humbem gjithçka që deshëm, ajo nuk kthehet... tek ne.
Me ecjen tënde gjithçka sot mu dok e zbrazët, qeshën me ty...
Frikacakët! Dhe ata që baltë mbi ne hodhën.
Dhe sot, e vetme je ti, përball meje...
E vrarë është ëndrra, ndaj sytë e tu, përgjumjen s'e duan.
Refren:
Ata që flenë.. me zërin tonë... pranë do na kenë
Në këtë qytet te vjetër, ku jeta tashmë lind.
Larg do të shkojme... ndoshta jo shumë...
Zemrë e lamë, në këtë vend ku unë dhe ti...
U deshëm shumë... dhe terrin lamë... në harrim.
Shtator 1997
See also:
JustSomeLyrics
27
27.28
Coole Piet De streken van Tante Toets Lyrics
(BO Sheitan) Lyrics