Stine Ishe ti Lyrics
Merri duart që të prekin
Merrmi edhe sytë që të shikojnë
Merrma edhe ndjenjën
Që këtu brenda të përvëlon
Merri këmbët që erdhën tek ti
Merrma dhe mendjen
Që të mendon
Merrma edhe puthjen
Të lutem, merrma edhe jetën
Harroje se ekzistova
Harroje se jetova për ty
Harroje se dikur të desha
E të besova unë ata sy
Merri, të gjitha janë të tuat
Se dua t'jesh e lumtur ti
Veten time s'e shikoj
E kam humbur, s'ekziston
[2x]
Ishe ti që më dhurove dashurinë
Ishe ti që më dhurove lumturinë
Ishe ti, që t'gjitha mi more
Tani ike, u largove
Perandore e ndjenjave t'mia
Mos përfito nga dashuria
Skllav do jem për ty
Deri në moment që të mbyll sytë
Merre fjalën më të bukur
Merre dhe fjalën "Të dua"
Merrma edhe ëndrrën
Që të mos jesh me mua
Merre edhe emocionin
Të lutem, merre edhe xhelozinë
Merri të fshehtat e mia
Aty gjendet dashuria
Harroje se ekzistova
Harroje se jetova për ty
Harroje se dikur të desha
E të besova unë ata sy
Merri, të gjitha janë të tuat
Se dua t'jesh e lumtur ti
Veten time s'e shikoj
E kam humbur, s'ekziston
(Ishe ti)
[2x]
Ishe ti që më dhurove dashurinë
Ishe ti që më dhurove lumturinë
Ishe ti, që t'gjitha mi more
Tani ike, u largove
Perandore e ndjenjave t'mia
Mos përfito nga dashuria
Skllav do jem për ty
Deri në moment që të mbyll sytë
See also:
JustSomeLyrics
30
30.52
Demis Roussos Mamy Blue Lyrics
Madredeus A Vontade de Mudar Lyrics