ritmi i rruges ushtari i rruges Lyrics
Një fotografi e vjetër ishte shkas i këtij tregimi
që në këtë natë të qetë i hapi rrugën një kujtimi
të një kohe kur çdo gje kishte tjetër kuptim
ku në udhëkryq të madh qëndronte fati im.
Që në fëmirijë, në asfalltin e ketij qyteti
në koflikt me fëmijë tjerë, friga treti
me 10 vjet i mësuar për të goditur pa meshir
duke bërë hajni të vogla që më bënin të ndjehësha mirë.
Shoqëria e keqe që më rrëthonte dhe jeta nën okupim
ndjenja e lire e adrenalinës së rritur më futën në krim
imitimi i filmave amerikan me gangster
edhe një fëmijë i lazdruar i prirur për sherr.
Oborret e huaja për molla dhe dardha ishin caku i par,
pastaj kiosqet se ende kosiderohesm si fillestar
derisa u krijua përvoja që na lejonte më shumë
me urdhërat e shefave që gjithmonë na gjenin punë.
Shtëpi të huaja, dyqane, vetura të ndryshme çdo natë
dhe punë të tjera që i punuam për një kohë të gjatë
6 vite rroktar i huaj derisa krijova gardën time
Boss, ushtar i rrugës, kjo ishte ëndrra ime...
Rruga... lirin ma fali
jam ushtari i rrugës hapin se ndali, yeah... yeah...
ëndrrën vonë e kuptova...
të jesh ushtar i rrugës s'është si mendova...
Tani fitimi ishte i madh sepse ishim veç 4 shok
ky qytet ishte i yni, ecnim në qiell e jo në tokë
Teenager të shfrenuar pa dashuri në zemër
me vetura të shtrejnta, para dhe çdo natë një tjetër femër
Kjo ishte jeta ime, ndërsa shkolla një kamuflim
i qeshur përgjithmon por pa qetësi në shpirtin tim
sepse armiqt nuk flenin, në shënjestër të tyre ishim
problem permanent konkurencën e kishim
Luftën për teritore, për zanatin tonë të vjetër
edhe pse tani kishim filluar edhe ndonjë pun tjetër
biznismen të vërtet, me vetëm 18 vjet
por s'mund të jesh i qetë atëherë kur dhuna flet
Revole në çantë, në vend të librit kur shkoja në shkollë
paranoik, se jeta më qëndrone në një fije të holle
në anën tjetër, familja kishte hetuar në mua dyshime
nga misioni ne mision, pa vision për jetën time
I arestuar për herë të parë në Polici
isha kokë fort, fanatik, duke mbrojtur shokët e mi
përgjegjësin mbi mua për krimin që nuk e bëra
duke i duruar rrahjet pa pushim 2 ditë të tëra!
Rruga... lirin ma fali
jam ushtari i rrugës hapin se ndali, yeah... yeah...
ëndrrën vonë e kuptova...
të jesh ushtar i rrugës s'është si mendova...
Ushtari i rrugës, por tani çdo gjë ndryshe duket
kënaqësija që ndjeja kishte filuar të zhdukej
më i pjekur isha, me shumë dilema në kokën time
derisa erdhi koha për ndryshime në jetën time
Isha i lodhur kërkoja një perspektiv tjetër
një rugdalje në dritë larg prej zanatit të vjetër,
i zhgënjyer dhe i penduar per historinë tonë
kuptova që kisha gabuar edhe pse ndoshta ishte vonë
Shokët e mi vazhduan edhe pse i luta te ndalojnë
2 prej tyre rinin tani në burgje e kalojnë
njëri në Francë ndërsa tjetri në Itali
të 3-tin qe 8 muaj e ka mbuluar dheu i Zi
I vrarë n'aksion nga forcat speciale Italiane
edhe një herë një zemër e djegur rrah në gjoksin e një Nane
tani skam pergjigje pse atë lojë e kishim filluar
ndoshta fajet i kishte shoqëria e degjeneruar
I penduar jam për çdo gjë të keqe që kam shkaktuar
po të kisha edhe një shansë çdo gjë do të kisha permisuar
sepse tani në zemrën time nxen nje diell nuk ka me borë
jam ushtar i rrugës por me mikrofon në dorë
Rruga... lirin ma fali
jam ushtari i rrugës hapin se ndali, yeah... yeah...
ëndrrën vonë e kuptova...
të jesh ushtar i rrugës s'është si mendova...
See also:
JustSomeLyrics
34
34.21
Carl Orff In trutina Lyrics
Vaya Con Dios Je l'Aime Je l'Aime Lyrics