alban skenderaj Vetëm ti Lyrics

Më mirë të isha unë një shkëmb
Dhe dallgët të rrinin në kokën që s'më dhëmb
Mbase më mirë,do të ishte të isha,unë një mal
Dielli me rreze,t'më griste kemishën e bardhë

Edhe me mirë,do të ishte te isha unë nje pemë
Me fruta e gjethe të blerta që kur të mos bien
Më mirë akoma, do të ishte të isha unë një kengë
Tinguj e nota të mbildhja unë në çdo vend

Por unë e di,
E dashur,kam një detyrim,
Gjithmon me ty në lindje,perëndim,
Jo s'mund te jem
As shkëmb,as mal,as pemë
Thjesh një njeri,për ty unë do të jem

Se ti je motiv i jetës time
Veç për ty do të jetoj
Ti më bën të fle pa mendime,
Vetëm ty un ëndërroj

Jeeee

Sikur të isha unë një copë qiell i ftohtë
Në zemrën tënde do t'vija të qëndroja ngrohtë
Edhe një yll të isha me diellin dritë në sy
Dritën time të gjithë unë do ta falja ty

Ty vetëm ty
Ty vetëm ty
Ty gjithmonë ty
Ty vetëm ty

Por unë e di
Tani çdo gjë ka një kuptim
Është thjeshtë një ndjenjë
E pa fund pa perëndim
Tani po mund të jem
Dhe shkëmb, dhe mal, dhe pemë
Gjithçka për ty, për ty unë do të jem

Se ti je motivi i jetës time
Veç për ty do të jetoj
Ti më bën të fle pa mendime
Vetëm ty unë ëndërroj.

See also:

42
42.93
Turbo Angels Daj Daj Daj Lyrics
Turbo Angels Naj Se Dviga (Para Dice Ext. Rmx) Lyrics