Diadema Kur Bie Muzgu Lyrics

Kujtoja kohë më parë
Si i ri dhe i fortë
Përtej çdo dere t'artë
Fati do m'përqafojë

Njerëz zotëri
Botën që të premtojnë
Më morën ç' kish për të marrë
Më shkelën me dy këmbë

Nuk di se çka kam sot
Sytë e mi derdhin lot
Diçka po më mundon
Birin tim kur e shoh

Eja pranë meje dhe shiko qiellin mbi këtë Ferr
Kjo botë nuk të njeh ty, kjo botë nuk sheh në këtë terr

Tokë, hapu, ma përbijë këtë
Trup, vetëm asht dhe lëkurë
Qiell, hapu dhe ma merr këtë
Shpirt, që s'pushon si nur

Nuk di se çka kam sot
T'shikoi ty, vetën shoh

Shikoj lart, i shoh retë
Kërrusem poshtë, shtrihem n'dhe
Toka gjoksin t'ma tret
I mbylli sytë, por nuk vdes

Nuk di se çka kam sot
Sytë e mi derdhin lot
At, zgjohu më dëgjo
Përtej një dritë e shoh

Eja më përcjell dhe shiko thellë në këtë humnerë
Poshtë n'atë thellësi i thyer, n'vetmi pret vetëm ti
Të shtrëngoj dorën dhe të ftoj lart këtu, te unë

Tokë, mbyllu, mbulo çdo
Njeri, Shpirtlig dhe hipokrit
Qiell, hapu dhe ndriço këtë
Tmerr, që s'mund' dhe s'dua t'duroj

See also:

46
46.114
Suburban Tribe You Can´t Stop Us Now Lyrics
Manes del Asis, Raggamuffin Chileno bajo efecto Lyrics