ARDIT GJEBREA Makina e memorjes Lyrics

Makina e memories vrapon në kujtime
Në çastet e jetës që endëm të dy
Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen
Dhe rendie e rendin, humbasin diku

Makina e memories si era
Humbet nëpër mjegull, mbi të fluturoja
Me sy të përgjumur kërkoj nga dritarja
Diku të ndaloja...
Ti mblidhja kujtimet, aty ti fiksoja
Mundohem mundohem, ti gjej nëpër vite
Kujtimet kalojnë...
...po kujtimet kalojnë

Dhe ti qeshje, ti këndoje
Psherëtije në heshtje dhe qaje
Me lotët që të ndrinin në sy
Dhe më flisje, ëndërroje
Dhe tregoje, tregoje
Të vertetat trillime që jetuam të dy
....dhe kujtimet kalojnë
....dhe kujtimet kalojnë
....dhe kujtimet kalojnë

Fragmente kujtimesh më dalin përpara
Në skena qiellore me diell a me shi
Çapitem i lodhur të ulem mes tyre
Ato më largohen...largohesh dhe ti

Fragmente sensuale që era
Si gjethet e vjeshtës i shkundi nga pema,
Piktura që koha ngjyrosi në mëndje
Sikur ti ndaloja...
Ti mblidhja të gjitha në krahë ti mbuloja
Mundohem mundohem ti gjej nëpër vite
Kujtimet kalojnë...
...po kujtimet kalojnë

Dhe ti qeshje, ti këndoje
Psherëtije në heshtje dhe qaje
Me lotët që të ndrinin në sy
Dhe më flisje, ëndërroje
Dhe tregoje, tregoje
Të vërtetat trillimet që jetuam të dy

Më afroje, më largoje
Më humbisje dhe prapë më takoje
Më puthje në buzë si fëmijë
Më thërrisje dhe më prisje
Dhe kërkoje, kërkoje
Të vërtetat trillime ti jetojmë përsëri
....po kujtimet kalojnë..
Dhe kujtimet kalojnë...
Dhe kujtimet kalojnë...
Kalojnë, kalojnë, kalojnë

Makina e memories vrapon në kujtime
Në çastet e jetës që endëm të dy
Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen
Dhe rendin e rendin, humbasin diku

Dhe kujtimet kalojnë...
Dhe kujtimet kalojnë...
Dhe kujtimet kalojnë...

See also:

49
49.76
Catch You Catch Me - Karaoke Catch You Catch Me - Karaoke Lyrics
Cornelio Vega No Soy Tu Prisionero Lyrics